Pas nisjes së punimeve për transformimin e Piramidës në qendrën më të madhe të inovacionit, Tirana është gati që të nisë nga puna edhe për krijimin e zonës së parë të teknologjisë.
Përmes një postimi në twitter, Kryebashkiaku Erion Veliaj bën me dije se gjatë vizitës në Turqi janë hedhur themelet për zonën e parë të teknologjisë në Tirane – Albania Techno Park në partneritet dhe me liderët turq të 87 zonave të ngjashme atje.
“Hodhëm themelet për zonën e parë të teknologjisë në Tiranë – Albania Techno Park me nismën e Edi Ramës dhe partneritetin e liderëve të 87 zonave të ngjashme në Turqi! Kemi një mundësi historike të kalojmë nga tranzicioni i fasoneve tek e ardhmja e shërbimeve dixhitale – FORCA”, shkruan Veliaj.