Paolo Tramezzani lë Europën dhe tani do të provojë të drejtojë në Arabinë Saudite, pasi e ka bindur oferta e Al Faisaly. Ish-ndihmësi i Gianni De Biasi, i cili ishte me Shqipërinë në Euro 2016, ka nënshkruar për një vit me opsion për të rinovuar edhe një vite tjetër, me arabët.
Sezonin e fundit italiani drejtoi skuadrën e Hajduk Split (janar deri në mbyllje të sezonit) në Kroaci, ndërsa më parë ka qenë në krye të Lugano dhe Sion në Zvicër, Apoel Nicosia në Qipro dhe te Livorno në Itali.