Orinda Huta dhe Turjan Hysko shumë shpejt do të bëhen prindër për herë të parë.
Gjatë kësaj kohë shpesh çifti na ka treguar se mezi po presin që të marrin në krahë vajzën e tyre. Orinda shpesh poston foto në rrjetet sociale, ku shihet me barkun e rrumbullakosur, e kur nuk i poston ajo është Turi ai që poston partneren e tij.
Sot ai ka postuar një video të shkurtër, në të cilën Orinda shihet e veshur me një planë rroba banjo duke u bërë gati për në plazh.
“Goca do bëhet roje plazhi”, shkruan Turi përkrah videos, ku shihet se është pa filter.
“Po se mban hiç dorën, ashtu bruto… të lumtë!”, ka shkruar ajo pasi ka ripostuar videon e Turit në Instagram dhe i ka vendosur një filtër me ngjyra bardh e zi.
“Jemi familja pa filtra ne”, i është përgjigjur Turi me shaka.