Zvicra arriti të fitojë me penallti ndaj Spanjës, pasi e gjithë ndeshja u mbyll me shifrat 3-3. Një ndeshje e madhe e helvetëve, me Granit Xhakën, që u zgjodh lojtari më i mirë i ndeshjes.
Pas ndeshjes Granit Xhaka foli për mediet e pranishme dhe ishte tejet i gëzuar, pavarësisht faktit se nuk do e ketë të mundur të luajë ndaj Spanjës në çerekfinale për shkak se u ndëshkua me karton të verdhë sot.
“Është e mrekullueshme, ne bëmë historinë sonte jemi të gjithë krenarë. Është fantastike, mund të kishim shkuar 2-0 dhe ta mbyllnim ndeshjen, por penalltia e humbur na çorganizoi. U kthyem në lojë duke treguar forcë të madhe mendore, nuk di ç’të them.
Barazuam në 10 minuta, pastaj te penalltitë ndjemë emocione fantastike. Tani kemi një ndeshje të madhe ndaj Spanjës, na duhet një paraqitje edhe më e mirë se sot”, u shpreh Xhaka.