Aktori i mirënjohur, Mirush Kabashi ka reaguar pas lajmeve që dolën në media se ai kishte ndërruar jetë. Për emisionin ‘Rudina’, aktori u shpreh se lajmin e mori me sportivitet pasi ishte thjesht një keqkuptim që është krijuar nga ana e gazetarit. Ai është shprehur se mediat televizive duhet të bëjnë më shumë kujdes me këto gjëra sepse janë të pafalshme.

‘Ishte keqkuptim i një titulli të një gazetari, pasqyroi më duket në televizion, një ceremoni homazh për Pirro Manin, dhe poshtë saj vinte nën titulli, artisti Mirush Kabashi rrëfen amanetin e tij të fundit.

Dhe kjo u mor për mua. Nga disa artdashës dhe fanse të miat u mor sikur Mirushi ka dhënë amanetin e tij të fundit. Domethënë nuk është më.

Dhe u shkruajt në Facebook. Ky lajm mori dhënë këtu te ne dhe në Kosovë, Maqedoni. Një stacion televiziv e dha. Unë e mora me sportivitet, janë gjëra që ndodhin dhe duhet kaluar, por me thënë të drejtën nja dy mesazhe që më kanë ardhur, edhe më përpara një herë për t’u verifikuar nëse unë jam gjallë, por dhe më mbrapa për të më shprehur solidaritetin.

Ishin të dhimbshme sepse thonin që kemi qarë shumë kur morëm lajmin, por kemi qarë shumë pastaj nga gëzimi, kështu e formulonte një poete nga Italia. Kemi qarë akoma edhe më tepër me lotë gëzimi, kur morëm vesh lajmin që nuk ka ndodhur.

Janë gjëra që ndodhin, jemi në një fushë që jemi bërë njerëz publikë. Është një tërheqje veshi për gazetarët të cilët duhet ta rikonfirmojnë lajmin nga disa drejtime përpara se ta japin në ekranet e televizionit të cilët duhet të jenë sa më të sakta, nuk lejohen të tilla gabime, gjithsesi nga ana ime falen.- tha Kabashi.