Burimi: Corriere della Sera

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) aprovoi dje për përdorim emergjent vaksinën e Sinovac, CoronaVac. Vaksina plotëson standardet ndërkombëtare për sigurinë, efikasitetin dhe prodhimin. Vaksina prodhohet nga kompania farmaceutike me qendër në Pekin, Sinovac. Efikasiteti i saj u testua edhe gjatë një eksperimenti të veçantë në Brazil. Një qytet i tërë u vaksinua me Coronavac dhe rezultatet ishin të shkëlqyera.

Në qytetin e Serrana-s ku jetojnë 45,000 banorë, mijëra njerëz u vaksinuan mes shkurtit dhe prillit si pjesë e projektit të quajtur “S”. Pjesëmarrja ishte masive, mbi 95% e të rriturve që plotësonin kushtet ranë dakord të merrnin pjesë në eksperiment. Eksperimenti ishte planifikuar që nga gushti, por u mbajt i fshehtë për të parandaluar migrimin masiv në Serrana nga brazilianë të tjerë që donin të vaksinoheshin, informon dritare.net

Instituti Butantan, qendra e kërkimit publik me qendër në Sao Paulo, organizoi studimin me kompaninë kineze Sinovac. Sipas të dhënave të tyre, pas vaksinimit numri i rasteve simptomatike u ulu me 80% dhe shtrimet në spital ranë me 86%. Më e rëndësishmja, vdekjet u ulën me 95% në një qytet që po luftonte me rritjen e infeksioneve dhe vdekjet vjeshtën që lamë pas.

CoronaVac është njëra nga 4 vaksinat që po bëhen në Shqipëri. Mijëra të moshuar, por dhe gazetarë janë vaksinuar me këtë vaksinë prej dy muajsh që kur ato erdhën në Shqipëri.