Zv.ministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini u shpreh në Euronews Albania se të gjithë shtetasit shqiptarë që duan të udhëtojnë drejt vendeve të BE-së, duhet të marrin një informacion më të detajuar nga shteti përkatës për t’u njohur me rregullat apo kushtet e vendosura.
Ndërsa për kontratën e fundit të qeverisë shqiptarë për blerjen e vaksinave Pfizer, ajo tha se është një marrëveshje e radhës, ku informacioni është diskret.
“Është një ndër marrëveshjet e radhës, ndërkohë që vendimi doli nga Vendimi i Këshillit të Ministrave dhe ndërkohë të gjitha elementët përkundrejt kontratës ruhen në bazë të diskretit apo ruajtjes së ku shteteve të marrëveshjes së kontratës me distributorin Pfizer”, tha zv. ministrja, por nuk ka detaje për shifrën e vaksinave të porositura.
Sa i përket procesit të vaksinimit në Shqipëri, ajo tregoi se aktualisht vijon injektimi për moshat mbi 57-vjeç.