Zonja Linda Rama, gruaja e Kryeministrit Rama ishte e pranishme ditën e premte në një intervistë të detajuar në “Euroneës” me Ilva Taren.
Në këtë dalje të rrallë publike, çështje zgjedhje dhe profili që znj. Rama ka zgjedhur të ruajë sipas saj “në respekt të votës së qytetarit që kanë votuar për të pasur protagonizmin e Edit dhe jo timin”, pati edhe një pyetje “pikante”.
Si i administron ato raste kur miq apo mikesha kërkojnë ndonjë privilegj të caktuar nga pushteti i bashkëshortit të saj.
“Në mënyrë fare të natyrshme. Me një logjikë shumë të thjeshtë dhe shumë të drejtpërdrejtë. Votuesit kur votojnë, votojnë Edin, votojnë dhe partinë politikë. Në asnjë rast nuk votojnë familjarët dhe nëse I qëndron korrekt këtij vullneti të votuesve, nuk shkel në territore të cilat nuk t’I ka lejuar askush dhe nuk t’I ka dhënë askush për t’i ushtruar. Në fillim unë e kam shprehur këtë qëndrim që në ditën e parë të Edit kryeministër, kur më është dhënë rasti të flas, por ngjante si moralizuese por besoj se pas 8 viteve ky është një realitet që është pranuar edhe nga të njohurit, edhe nga miqtë, edhe në heshtja edhë ndonjëherë dëshpërimisht”, u përgjigj zonja Rama.