Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka vizituar sot qendrën e Kryqit të Kuq në Shqipëri. Diplomatja e SHBA e cilëson si një vizitë të mrekullueshme takimin me vullnetarët dhe stafin e kësaj qendre, të cilët janë të gatshëm të ndihmojnë ata të cilët janë në nevojë.

“Vizitë e mrekullueshme në Qendrën e re të Operacioneve Emergjente të Kryqit të Kuq në Shqipëri. Ky objekt i financuar nga @USAID, do të përmirësojë reagimin dhe koordinimin kur godet katastrofa. Ishte frymëzuese të takoja të gjithë stafin dhe vullnetarët që janë gati të ndihmojnë ata në nevojë”, shkruan Yuri Kim.