Dokumenti i mëposhtëm i përket zgjedhjeve për kryetar në Partinë Demokratike. Tre komisionerë dhe tre vëzhgues nuk kanë arritur dot t’i japin drejtim numërimit të votave, duke firmos që të gjashtë për shifra të pakuptimta.

Për më tepër, ata firmosin se kanë votuar 660 persona. Nga këto, 655 fletë janë të vlefshme dhe 8 të pavlefshme. Pra 663 vota për 660 persona.

Por nuk mjaftohen me kaq. Nga 655 vota të vlefshme, kandidatët kanë marrë 652 në total. Pra tre janë zhdukur si me magji… Për më tepër analizojeni vetë procesverbalin me gjashtë firma dhe një vulë.