Antonio Pintus zyrtarisht do të jetë pjesë e stafit teknik të Real Madridit. Nga sezoni 2021/22, Antonio Pintus do të jetë përgatitësi fizik i ekipi të Real Madridit.

Lajmin e ka bërë të ditur Real Madridi në faqen zyrtare, duke konfirmuar se Pintus do të jetë pjesë e stafit të Carlo Ancelottit.

Në sezonin historik, 2016/17, Pintus ishte pjesë e skuadrës, por në etapën e dytë Zinedine Zidane e ndërroi përgatitësin fizik, teksa Pintus shkoi në Itali duke korrur sukses me Interin dhe tani rikthehet në Madrid.