Ronald Koeman do të jetë trajner i Barcelonës edhe sezonin e ardhshëm.
Këtë e ka konfirmuar presidenti i klubit, Joan Laporta.
“Ronald Koeman do të vazhdojë të jetë trajner i Barçës edhe sezonin tjetër”, tha Laporta.
Koeman ishte në prag të largimit, por për shkak opsioneve jo të mira, Barcelona vendosi të vazhdojë edhe një vit me të.
Ka zëra se në vitin 2022, do të ulet në stol legjenda e klubit, Xavi Hernandez.