Real Madridi e ka shpalosur edhe zyrtarisht fanellën e re për sezonin 2021/22, e cila njihet si fanella e parë me të cilin skuadra i zhvillohen ndeshjet si vendase. Përveç ngjyrës së bardhë mbizotëruese, natyrisht, fanella përmban edhe tone të portokallta dhe të kaltra.
Po ashtu, në fanellë rikthehen tri vijat ikonë të Adidasit në krahë, të cilat mungonin në fanellën e sezonit të kaluar. Me fanellën e re kanë pozuar yjet si Karim Benzema, Eden Hazard dhe Marcelo.