Georginho Wijnaldum iu dha lamtumirën e tij të fundit tifozëve të Liverpool, pas fitores 2-0 kundër Crystal Palace, në ndeshjen e fundit të sezonit të Premier League (2020-2021). Ai nuk arriti marrëveshje me “Reds” për zgjatje të kontratës

Barcelona fillimisht ishte shpallur si destinacioni më i mundshëm për 30-vjeçarin, por PSG në fund të fundit ka fituar garën, duke e marrë si lojtar të lirë, me transferimin që do të finalizohet në fund të muajit.

Wijnaldum bashkohet me një skuadër të mbushur me yje, si Neymar, Kylian Mbappe dhe Angel Di Maria. Raportohet se trajneri Mauricio Pochettino e bindi atë të bashkohej me parizienët, duke i përshkruar rolin kryesor që i ka rezervuar sezonin e ardhshëm. Ai do të firmosë kontratë 3-vjeçare me gjigantët e Parisit, duke përfituar rreth 9.5 milion euro në sezon.