Tottenham është i gatshëm të heqë dorë nga Harry Kane. Sipas the Sun, Tottenhami ka pranuar ta shesë sulmuesin më të mirë në Angli për shifrën e 160 milionë funteve, rreth 190 milionë euro.
Manchester City e do patjetër Kanen për ta zëvendësuar Sergio Agueron. Madje raportohet se tashmë lojtari ka arritur marrëveshje personale me Cityn, ku do të fitojë 400 mijë funte në javë, rreth 460 mijë euro. Kane në fund të sezonit e bëri të qartë se dëshiron një tjetër aventurë dhe largimi është i pashmangshëm.