Stina e verës është ideale për të guxuar më shumë drejt njohjeve të reja, flirtimeve dhe lidhjeve pasionante. Sipas astrologëve, në aspektin sentimental, këtë verë do të jenë më të favorizuar:
Gaforrja -Është koha ta lini veten të lirë dhe të shijoni kënaqësitë e jetës. Afërdita, perëndesha e Dashurisë ju favorizon në marrëdhëniet er otike. Ditë të nxehta, plotë pasion dhe shumë dashuri ju presin këtë verë.
Virgjëresha- Nuk është keq të argëtoheni pak. Mos mendoni tërë kohës për punën, pasi këtë verë ju troket derën e zemrës një person, që nuk do t’ju lërë aspak indiferentë.
Bricjapi- Më në fund pranoni ndjenjat tuaja më të zjarrta. Yjet ju favorizojnë në dashuri, por mos u nxitoni. Kushtojini rëndësi mënyrës se si ju bën te ndiheni personi, që ju intereson. Dashuria do ju ‘trondisë themelet’ dhe do të jetë më shumë se entuziazëm.
Peshqit-Rrezatoni dhe kjo vërehet nga të gjithë. Jeni magnet për shume personale, sidomos në vendin e punës. Kujdes, sepse pretendentët për jetën tuaj erotike do jenë disa. Kështu që, është në dorën tuaj të zgjidhni më të mirin. Mos nguroni të shprehni dëshirat tuaja më pasionante.