Pasi priti në selinë blu zv/kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç, kryedemokrati Lulzim Basha ka deklaruar se kanë diskutuar në lidhje me demokracinë, politikat rajonale dhe zhvillimin ekonomik të vendit. Basha e cilësoi Abazoviç një etalon të guximit për të vënë politikën në shërbim të qytetarëve.
“Gjatë bisedës së sotme konstatova se përkushtimi i Abazoviç. Temat tona të diskutimit kanë variuar nga demokracia, politikat rajonale, zhvillimi ekonomik i vendeve. Ndaj dua t’i uroj edhe personalisht në këtë vizitë sukses në misionin e tij sfidues si një etalon i guximit për të vënë politikën në shërbim të qytetarëve”, u shpreh Basha.
Ndërsa Abazoviç deklaroi se duhet të merremi me gjëra konkrete dhe jo punë koti, duke ulur tensionet për të punuar për të mirën e të dy vendeve.
“Tregoj një kënaqësi të jashtëzakonshme në emër të qeverisë së Malit të Zi. Sot kam ardhur në vizitë zyrtare në Tiranë. Duhet t’i përshtatemi normave europiane dhe jemi të sigurt që ato që promovojnë duam t’i realizojmë. Të bëjmë maksimumin të fusim pak më shumë etikë në jetën politike.
Që të bëhen gjërat konkrete dhe të mos merremi me punë koti. Unë do të mundohem të jap kontribut më të lartë në të ardhmen. Jam i kënaqur që sot vizitova subjekte të ndryshme në shtetin e Shqipërisë. Ka mbetur vetëm një vizitë te Ulqinakët e mi në Durrës. Unë e kam ftuar zotin Basha, kryeministrin, presidentin. T’i ulim tensionet dhe të punojmë për të mirën e të dy vendeve’, tha ai.