Aksidentohet autobusi i linjës së Tiranës së re në kryeqytet. Ngjarja u regjistrua tek ish-stacioni i Trenit. Burime zyrtare bënë me dije se dyshohet se si pasojë e humbjes së kontrollit, autobusi ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një pemë.
Si pasojë janë dëmtuar lehtë dy pasagjerë, të cilët u dërguan në spital, për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.