Në një kohë kur popujt e ndryshëm po marrin “frymë” nga pandemia, Delta po rikthen sërish ankthin nga COVID duke kërcënuar sistemin shëndetësor të shumë vendeve. Në Greqi më shumë se 1000 pacientë janë të shtruar në spital. Autoritetet shëndetësore i tremben një valë të katërt të COVID që tashmë ka nisur të përhapet nga njëri skaj i territorit në tjetrin.

Të mërkurën në spitale u shtruan 115 pacientë të rinj, ndërsa përgjatë një jave numri u rrit me të paktën 55%. Transmetueshmëria e lartë e Deltas po shqetëson komunitetin shkencor.