Varianti Delta ka transmetueshmëri më të lartë se COVID-19 por shkallë vdekshmërie më të ulët. Kështu ka deklaruar epidemiologu Ilir Alimehmeti në një intervistë për Report Tv. Delta tha Alimehmeti ka transmetueshmëri 40% më të lartë, se COVID. “Varianti Delta është më i transmetueshëm, quhet variant shqetësimi. Ka transmetueshmëri 40% më të lartë se COVID, 0.3% të rasteve fatale, kurse britaniku e kishte 2.3%”, deklaroi epidemiologu.
Shenjat me të cilat mund të dalloni se keni variantin Delta, Alimehmeti tha se janë dhimbje koke, rrufë dhe grykë. “Dhimbje koke, gryke dhe rrufë janë shenjat e deltë. Edhe sekrecione, temperatura janë shenja”, tha Alimehmeti. Ndërsa tha se Delta është i ngatërrueshëm me gripin e zakonshëm, theksoi se të vaksinuarit vetëm me një dozë dhe ata që e kanë kaluar natyrshëm COVID janë më të rrezikuar për t’u prekur. “Varianti delta i ngatërrueshëm me gripin e zakonshëm. Është me i lehtë se covid. Ka vdekshmëri më të ulët. Situatën kyçe e kemi më shumë te rastet e rënda se rastet e lehta skanë nevojë për asgjë. Të vaksinuarit me një dozë vaksine të rrezikuar nga Delta. Edhe ata që e kanë kaluar natyrshëm covid. Ata që e kanë kaluar në mënyrë natyrore kanë të njëjtin rrezik infektimi si varianti tjetër, sikur të mos e kishin kaluar. Te të vaksinuarit, ajo që ndryshon është se vaksina duhet e plotë me Deltën, të dyja dozat. Por po shkuan te terapia intesive situata e Deltas është e njëjtë me COVID”.
Sipas Alimehmetit tashmë virusi duket se nuk ka më hapësirë për të krijuar variante të tjera superngjitëse. “Ne sot nuk jemi më në mars 2020, sot nuk janë të gjitha shtetet njësoj disa shtete kanë nivele më të larta mbrojtjeje se disa të tjera. Gjithë pesha është sipër vaksinave. Te ne ka dhe një terren që është imuniteti natyror, plus vaksinat që i shtohen këtij terreni. Ne paguam një faturë me infektime të larta. Virusi nuk duket se ka hapësirë akoma për të krijuar variante të tjera superngjitëse. Mutacionte janë të njëjtat që ndodhin në të gjitha shtetet e botës, nuk duket se ka shumë hapësirë për të shtyrë më tej për transmetueshmërinë”.
Duke nënvizuar se imuniteti natyror në Shqipëri është shumë i larta, Alimehmeti tha se duhet të presim një rritje rastesh në vjeshtë dhe dimër por që s’do të jetë një valë si ajo e vjeshtës e dimrit të kaluar. “Imuniteti natyror në Shqipëri është i lartë ndryshe nga Anglia ku bëjnë këto lloj studimesh. Ne do presim një rritje rastesh në vjeshtë dhe dimër por që shumë zor pritet që kjo të jetë një valë si ajo e vjeshtës dhe dimrit tjetër”.
Ndërkaq foli edhe për protestën e mjekëve që u zhvillua sot në shenjë revolte për arrestimin e 2 mjekëve të QSUT Serdi Memini, 34 vjeç, dhe Ervin Sulaj, 45 vjeç, të cilët akuzohen për korrupsion pasi dyshohet se kanë marrë ryshfet për operacionin e 17-vjeçarit Elmidin Dylit, që u plagos në masakrën e Velipojës. “Terreni është Shqipëria dhe shqiptarët dhe këto fenomene ndodhin në realitetin tonë në fusha të ndryshme. Unë jam mbrojtës i shteitt të së drjetës, e drejta duhet të imple,mentohet nga A te ZH, edhe për atë që e thyen edhe për atë që dënon atë që e thyen. Rregullon dhe ndëshkuesin. E vetmja gjë që kam pikëpyetje është pse masa e arrestit me burg, pastaj dënimi pezullimi,. Kur spërbën rrezikshmëri hetohesh në shtëpi, kurse arrest me burg kur sdo vrasësh njeri më duket e pashpjegueshme. Arrest me burg me duket e pashpjegueshme. Do hetohen dhe ndëshkohen nëse ka arsye. Ndëshkimi sduhet të jetë mbi atë që parashikon e drjeta penale. Ekziston korrupsioni pasiv dhe aktiv. Sipas shkakut është dhe pasoja, por ndëshkimi smund të jetë 10-fish më i lartë”, nënvizoi epidemiologu.