Për herë të parë në histori, Anglia do të luajë një finale të një kampionatin evropian e fati i ka buzëqeshur britanikëve, që do të kërkojnë trofeun në shtëpinë e tyre. Në Wembley, skuadra e Southgate do të ketë mbështetjen e mbi 50 mijë tifozëve, të cilët shpresojnë shumë që pas 55 vitesh të fitojnë sërish një trofe. Ishte viti i largët 1966 kur skuadra e “Tre Luanëve” fitoi Kupën e Botës, trofeu i parë dhe i vetëm për ta.
“I’ts coming home” është kthyer në muzikën më të përdorur në ishull, ku shpresohet se për herë të parë trofeu kontinental do të zbarkojë në vendin ku u krijua futbolli. Rrugëtim i Anglisë ka qenë jo i lehtë, megjithatë mbrojtja është pika më e fortë e “Tre Luanëve”, të cilët kanë bërë një edicion të shkëlqyer teksa kanë mbyllur 5 nga 6 ndeshjet e zhvilluara deri më tani pa pësuar gol.
Një herë fituesit e Kupës së Botës kanë pësuar vetëm në gjysmëfinalen ndaj Danimarkës, duke u ndëshkuar nga Damsgaard, i cili shënoi golin e parë këtë edicion direkt nga një goditje dënimi, ndërsa ende asnjë ekip këtë sezon nuk u ka shënuar nga një aksion. Harry Kane dhe Raheem Sterling janë dy shënuesit më të mirë te anglezët e do synojnë që edhe ndaj Italisë të marrin skuadrën për dore, për ti dhënë britanikëve suksesin. Të dy së bashku kanë shënuar 7 gola, ndërsa Anglia si skuadër ka shënuar 10 gola.