Strijat janë diçka e zakonshme për të gjitha gratë, ndonëse shumë vazhdojnë ta kenë kompleks. Strijat shkaktohen kryesisht gjatë shtatzënisë, ushqyerjes me gji për nënat e reja, ngritjes së peshave dhe humbjes së kilogramëve të tepërt. Një apo disa strija sigurisht që nuk mund të ndikojnë në perfeksionin e një gruaje, ndaj personazhet e njohur japin shpesh mesazhe për të përqafuar dhe dashur veten në çdo lloj forme. Të njëjtën gjë ka bërë ditën e sotme dhe Arbenita Ismajli. Modelja ka ndarë në Instagram disa foto të kraharorit, ku në pjesën e gjirit vihen re disa strija. Ajo nuk i ka fshehur aspak, madje e ka vënë akoma më shumë në dukje duke u shprehur se postimin e ka bërë pikërisht për të vlerësuar strijat.
View this post on Instagram
Menjëherë pas publikimit të fotove, modelja ka marrë mesazhe të shumta nga ndjekës të saj, të cilët shprehen se strijat e bëjnë një grua të duket e fuqishme dhe akoma më të bukur. Kujtojmë se Arbenita dhe Fero e kanë bërë publik edhe portretin e vogëlushes së tyre e shpesh ndajnë në rrjete sociale foto të ëmbla të saj. Por para disa kohësh për këtë fakt, Arbenita u përball me një lumë komentesh negative në Instagram. Ajo ndau në Instagram disa foto të vajzës dhe disa ndjekës menduan se kishte përdorur photoshop për fytyrën e vogëlushes. Mirëpo më vonë modelja i sqaroi të gjithë dhe tregoi se kishte përdorur thjesht një aplikacion për qartësimin e imazhit.
Ajo nuk e la me aq këtë çështje dhe më pas shpërtheu e revoltuar ndaj mesazheve negative. “Gjithmonë e kam ditur se Instagrami është toksik. Por të gjykosh dhe një të porsalindur… Ju nuk keni as zemër dhe as tru. Unë jam e rritur mjaftueshëm për t’ju përballuar të gjithë ju”, shkruan Arbenita në një postim.