Armina Mevlani është shumë aktive në Instagram dhe shpeshherë ndan edhe këshilla me ndjekësit. Së fundmi blogerja ka treguar çelësin për flokë të shëndetshëm që shkëlqejnë, kur dikush e pyeti sa herë në javë i lan ato.

“Sa herë në javë i lan flokët”, ishte pyetja e ndjekësit. “Mundohem 2-3 herë në javë por varet nga eventet (ka raste dhe më shpesh). Më e mira është 2 herë”, iu përgjigj Armina, pasi larja e shpeshtë i dëmton flokët. Shampoja është krijuar për të pastruar lëkurën e kokës dhe për të hequr vajin e tepërt. Por nëse e teproni me larje shampoja mund të dëmtojë flokët tuaj.