Të arsimohesh dhe të gjesh një vend punë në Shqipëri, për shumicën e të rinjve duket një rrugë e vështirë. Hasin probleme në sistemin arsimor dhe nuk kanë orientimin e duhur për tregun e punës. Arsimimi dhe punësimi zënë vendin e parë për të rinjtë shqiptarë, që i cilësojnë si arritje në jetë këto dy komponentë.

Sipas një Barometri për Ballkanin, që zhvilloi Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal, rezulton se të njëjtën qasje nuk kishin të rinjtë e anketuar në Serbi, apo në Maqedoninë e Veriut. Pedagogu dhe eksperti i punësimit Erion Muça shpjegon arsyet e këtyre rezultateve.

Pandemia po ashtu nxorri miëjra të punësuar nga puna. Duke parë se edhe politikat e Agjencisë së Punësimit nuk rezultuan me sukses, eksperti thotë se në Shqipëri papunësia po thellohet.

Krahasuar me vitet 2018 dhe 2019, numri i vendeve të shpallura të punës gjatë vitit pandemik është të paktën-2 fish më i ulët, ndërsa numri i atyre që mundën të sigurojnë një vend pune është mbi 6 herë më i ulët.

a2