Kukulla jonë e preferuar e fëmijërisë, “Barbie” së shpejti do të vijë në një film me njerëz realë. Regjisorja e nominuar për çmimin “Oscar”, Greta Gerwig, ka firmosur zyrtarisht për të drejtuar filmin e shumëpritur “Barbie”. Dhe për të luajtur rolin e kukullës me flokë të verdhë, është përzgjedhur aktorja e famshme Margot Robbie.


Gerwig ka qenë në bordin e projektit Warner Bros që nga viti 2019, kur nënshkruan për të shkruar skenarin e filmit me Noah Baumbach. Që nga ajo kohë, thashethemet kanë qarkulluar që Gerwig ishte zgjedhur të drejtojë projektin, por marrëveshja nuk u bë zyrtarisht.

Sidoqoftë, gjatë intervistës së saj për revistën britanike Vogue në gusht 2021, Robbie vuri në dukje se vizioni krijues i Gerwig do të shtrihej tej skenarit dhe në karrigen e regjisorit. E pyetur në lidhje me filmin, regjisorja e nominuar për çmimet Oscar bëri të ditur se “Barbie” do të vijë me shumë bagazh dhe lidhje nostalgjike me të shkuarën.

“Njerëzit në përgjithësi dëgjojnë ‘Barbie’ dhe mendojnë, ‘E di se si do të jetë ky film’ dhe pastaj ata dëgjojnë se Greta Gerëig po e shkruan dhe e drejton atë, dhe ata mendojnë ‘Oh, mirë, mbase…’”, është shprehur ajo. “Barbie” është vendosur të fillojë prodhimin në fillim të vitit 2022 në Warner Bros. Sipas “Variety” synohet që filmi të dalë në kinema në 2023-shin.