Kohë të vështira në shtëpinë e Barcelona-s. Në aspektin sportiv dhe veçanërisht atë financiar. Prioriteti i katalanasve për momentin është rinovimi i kontratës së Lionel Messi-t, që ka skaduar 30 qershorin e kaluar.
Megjthatë, sot është e pamundur të zyrtarizohet rinovimi i Leos. Sipas Partidazo de Cope, Barçës i duhen 200 milionë euro, mes shitjeve dhe shkurtimit të rrogave, duke konsideruar se vetëm 25% e këtyre të fundit mund të shkojnë për rinovimin e argjentinasit.