Barcelona mendon edhe për të ardhmen. Katalanasit kanë zyrtarizuar marrëveshjen për su lmuesin 18-vjeçar, Yusuf Demir. I riu do të bashkohet me klubin e LaLiga për 500 mijë euro në huazim.
Në marrëveshje ka një klauzolë që i jep mundësin Barcelonës ta paguajë 10 milion euro te Rapid Vienna verën e ardhshme për ta blerë përfundimisht.
Demir, pavarësisht moshës së tij, sezonin e shkuar është aktivizuar në 25 ndeshje (6 titullar) dhe ka shënuar 6 gola për ekipin austriak në kampionat.
Sulmuesi ka luajtur me moshat e Austrisë, ndërkohë që ka debutuar edhe me kombëtaren e madhe dhe konsiderohet si një lojtar me të ardhme të madhe.