Ditën e djeshme, publikisht, Andrea Mano dhe një grup anëtarësh të kryesisë së PD-së së Korçës, më shumë se gjysma e saj dhanë dorëheqjen, duke e lënë këtë degë në ka os të plotë. Njerëz që për tetë vite luft uan për fitoren e opozitës dhe mbështetën Lulzim Bashën, por edhe njerëz qytetarë që e kuptuan se kush ishte ky i fundit, dje dhanë dorëheqjen, duke e akuzuar Bashën si një njeri arrogant dhe lider i papërgjegjshëm. Por, ndërkohë që Korça shkaktoi “të rmet” politik, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha doli në një konferencë për mediat, ku foli për raportin e OSBE-ODIHR për zgjedhjet e 25 prillit, duke e cilësuar si një “fitore” e madhe.
I pyetur për ngjarjen në Korçë, Basha tentoi të justifikohet, duke thënë se po tentohet të largohet vëmendja nga ngjarja, sipas tij më e rëndësishme për Shqipërinë dhe shqiptarët. Basha theksoi se raporti OSBE-ODIHR, faktoi atë që ai vijon ta quajë si “masakra zgjedhore”. Por, demokratët janë të lodhur nga premtimet boshe të Lulzim Bashës, i cili thotë se “beteja sapo ka filluar”, por PD-së i ka shkaktuar vetëm humbje.
Konferenca e djeshme e Bashës me gazetarët është publikuar live në faqen e Lulzim Bashës në rrjetet sociale, dhe ajo që vihet re është se demokratët e kanë “masakruar” me komente. Ata shprehin zhgënjimin e tyre, dhe nuk i besojnë më Lulzim Bashës. “Nese futesh ne parlament,na tradhetove besimin. Regjimet rrezohen me protesta, por ju duhet nje prijes?”-shkruan një qytetar.
Ndërsa një tjetër shkruan “Luli eshte nje komunist anti demokratik qe e ka marre peng te djathten.” Po ashtu një tjetër qytetar shkruan “Po te kete ngelur pak burreri mos i prano keto zgjedhje dhe dil nga parlamenti. Po qe se ti vete ne parlament ti je i shitur tek Edi Rama dhe do jeshe langaraq”
Gjithashtu një komentues shkruan “Sa te jesh drejtues i PD, poshtë e më poshtë do shkojë”. “Raporti komfirmon te kunderten, je genjeshtar largohu”-shkruan një tjetër. Ndërsa një komentues ironizon duke shkruar “Ta gëzosh fitoren , o opozitari i përjetshëm.”(cna)