Fëmijët e moshës 12 deri në 18 vjeç në Belgjik do të mund të vaksinohen kundër COVID-19 me Pfizer, nëse dëshirojnë dhe marrin miratimin e prindërve të tyre.
Ministri i Shëndetësisë Flamande Wouter Beke tha se fëmijët e kësaj grupmoshe të cilët dëshirojnë të kryejnë vaksinën, do të duhet patjetër të jenë të shoqëruar me njërin prej prindërve, ose të jenë të pajisur me një leje të posaçme të lëshuar prej tyre.
Ai shtoi se pavarësisht se rreziku që fëmijët të sëmuren rëndë nga virusi është shumë i vogël, por megjithatë do të ndihmojë në imunitetin e tufës.
“Rreziku i kësaj grupmoshe për t’u sëmurur rëndë nga ky virus është shumë i vogël. Sidoqoftë, vaksinimi i këtij grupi është shumë i rëndësishëm, pasi kontribuon në rritjen e shkallës së përgjithshme të vaksinimit dhe arritjes së imunitetit te tufës.”, shtoi ai.
Procesi i vaksinimit në Belgjik po ecën me hapat e duhur, kjo theksohet edhe nga fakti që tashmë në vend ka filluar vaksinimi i fëmijëve, pika finale për arritjen e imunizimit të tufës.