Presidenti i SHBA Joe Biden njoftoi hapa të rinj që synon vaksinimin e amerikanëve të tjerë, ndërsa varianti më ngjitës Delta i koronavirusit po përhapet dhe administrata e tij po punon për të bindur ata që rezistojnë që të injektohen. “Miliona amerikanë janë ende të pavaksinuar dhe të pambrojtur dhe për shkak të kësaj, komunitetet e tyre janë në rrezik. Miqtë e tyre janë në rrezik. Njerëzit për të cilët interesohen janë në rrezik”, deklaroi Biden nga Shtëpisë së Bardhë.
Ndër hapat është përqendrimi në sigurimin e vaksinave për mjekët e kujdesit parësor për të lejuar amerikanët të vaksinohen nga punonjësit e tyre të kujdesit shëndetësor të cilët, sipas sondazheve, kanë besimin e pacientëve të tyre. Presidenti theksoi se ”njerëzit gjithashtu mund të vaksinohen edhe në farmacitë lokale, kur janë duke marrë recetën ose thjesht kur shkojnë të blejnë pastë dhëmbësh”.
Administrata po bën gjithashtu presion për të vaksinuar më shumë adoleshentë, ndërsa viti i ardhshëm shkollor po afrohet. Duke nxitur njerëzit të vaksinohen, Biden theksoi se “tingëllon e parëndësishme, por është një gjë patriotike për t’u bërë”.