Biznesmeni që mori të gjitha fitimet e tenderit për rehabilitimin kanalit ujitës në Kolonjë të Lushnjes, Ibrahim Lami kishte njohje me kryebashkiakun Fatos Tushe. Në një nga bisedat rezulton se Lami ka ndërhyrë që vajza e Fatos Tushes të marrë provimin për mjekësi.
Fatos Tushe: Si u gdhive, ça po bën. Ibrahim Lami: Hë si u gdhive ti, ça bën. Fatos Tushe: Unë nuk erdha dot se fola dhe me atë dhe e lashë javës tjetër, por unë nesër do jemë në Tiranë se ka goca provimin dhe do jemë atje, se më morën që në mjes këta. Erjon nga raportimet, për këtë tërmetin se u ndje shumë këtu, dola t’u pi cigare.
Ibrahim Lami: E ngjova, e ngjova, në Lushnje ishte ajo. Fatos Tushe: Ti ça bën. Ibrahim Lami: Hiç o hoç ja piva një kafe me B…dhe tha bëjeni mbledhjen vetë se do flasë dhe me Fatosin. Fatos Tushe: E mirë të jetë mirë, a vajti në parlament. Ibrahim Lami: Unë do i them bëjë dhe kafen do ta jap pastaj.