Komplimenti i avokat Spartak Ngjelës ndaj moderatores Bora Zemani në rrjetet sociale bëri shumë bujë disa kohë më parë. Të dy u gjendjen në studion e Top Arenës, përballë njëri-tjetrit ku diskutuan edhe për këtë çështje. Zemani e falënderoi avokatin, duke thënë se ishte një ndër komplimentet më të bukura që ka marrë.
“Për komentin e avokatit unë në fakt nuk e dija vetë, e kam marrë vesh nga portalet. Kjo pasi ju e keni bërë atë koment në një adresë në Facebook që nuk është e imja. Megjithatë avokatin e kam bërë follow në Instagram. Është një ndër komplimentet më të bukura që mua më kanë bërë ndonjëherë. Shumë faleminderit”, tha moderatorja.
Ndërkohë Ngjela u shpreh se nuk e kishte menduar dy herë komentin ndaj saj.
“Komplimenti zotëri është krijim, ju mendoni se është stisje për t’i prishur mendjen dikujt. Është krijim që të jep efekt një grua ose vajzë. Nuk është personal. Ma dha efektin, më pëlqeu dhe e shkrova”.