Rastet me koronavirus në Francë po dyfishohen çdo pesë ditë. Lajmin e bëri të ditur ministri i Shëndetësisë në vend Olivier Veran. Deklarata e tij vjen një ditë pasi presidenti i vendit Emmanuel Macron njoftoi masat e reja me të cilat do të l u ft ohet varianti Delta i koronavirusit.
Si pjesë e këtyre masave, vaksinimi për punonjësit e shëndetësisë do të jetë i detyrueshëm kurse në restorante e bare do të lejohen vetëm persona të vaksinuar ose ata që rezultojnë negativë për koronavirusin. Që nga fillimi i pandemisë e deri më tani, Franca numëron 5,8 milionë të infektuar dhe 111,353 vi ktima.