Danimarka mes 4 më të mirave të Europës. Danimarka që në Europianin e 2016-ës nuk morri pjesë sepse e la jashtë Shqipëria jonë, në botëror po ashtu nuk u kualifikua dhe gjithë zhgënjimin e asimiloi dhe e ricikloi në forcë…kur i ka ndodhur për herë të fundit të jetë në këto pozita?!… E thjeshtë, i ka ndodhur atëherë kur jo vetëm ishte mes 4 më të mirave, por u shpall në fund edhe kampione e Europës, në vitin 1992. Në atë rast historia për të pasionuarit e futbollit është e njohur, danezët as nuk ishin kualifikuar për Europianin e Suedisë, por ish Jugosllavia u përjashtua për shkak të luftës në Bosnjë e Kroaci, dhe Danimarka u ripeshkua e në fund u ngjit në fron, pra ndodhi një ngjarje jashtëzakonshme, por ashtu si një ngjarje e jashtëzakonshme ka ndodhur edhe në këtë rast, Eriksen u nda nga jeta për disa minuta për tu ringjallur, një event që tronditi mbarë botën dhe që për fat të mirë nuk përfundoi në tragjedi.

Danimarka e 92-shit nuk e nisi mirë, regjistroi 1 barazim dhe 1 humbje, por ashtu edhe ekipi aktual e filloi shumë keq, me 2 humbje radhazi. Goli i fundit në një fazë me eliminim direkt për skandinavët në Europian ishte shënuar në 1992-shin, të radhës pas 19 vitesh e shënoi Dolberg kundër Uellsit. Peter Schmeichel ishte portieri i ekipit kampion të Europës, djali i tij Kasper Schmeichel është një nga pikat më të forta të Danimarkës së 2021-it. Ka disa analogji dhe disa shenjë që ndonjëherë tregojnë diçka, “vikingët” janë në gjysmëfinale dhe aty do të kenë përballë anglezët, të cilët tashmë për fat të mirë jo më me në duar sëpatën tradicionale dhe mburojën që përdornin në vitet 700-të, por me karakter e më top në këmbë do të kërkojë të pushtojnë shpikësit e këtij sporti.