Në 24 orët e fundit në Greqi janë regjistruar 1834 raste të reja me COVID-19 dhe 8 vi kt ima.

Krahasuar me të dielën sot kemi një rritje të rasteve, pasi dje ishin 1558 të infektuar, por kemi një ulje të numrit të viktimave, pasi sot janë shënuar 2 fatalitete më pak. 123 pacientë janë të intubuar në spitale në luftë me sëmundjen. Greqia në muajin e fundit ka shënuar një rritje të lartë të të infektuarve si pasojë e variantit “Delta” duke u detyruar që të marrë masa shtrënguese në zona të caktuara, si në ishullin e famshëm Mykonos.