Anëtari i “Grupit për PD” dhe ish-anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Edvin Kulluri ka reaguar sot në lidhje me çuarjen në SPAK të ish-kryetarit të bashkisë së Pogradecit, Eduart Kapri.

Kulluri pyet Bashën nëse do të mbajë përgjegjësi për dërgimin e Kaprit në Gjykatën e Posaçme Kundër Ko rru psionit dhe Kr imit të Organizuar.

“Kush mban përgjegjësi për çuarjen nga SPAK të Eduart Kaprit në Gjykatën e K rimeve të Rë nda dhe K orrup sionit për “pengim të zgjedhjeve” të 30 qershorit 2019?! Përveç përgjegjësisë personale, a ka patur udhëzim të Lulzim Bashës për të bllokuar qendrat e votimit?! A ka përgjegjësi morale dhe politike Kryetari i PD për bashkëpunëtorët e tij politik. Lulzim, bashkëpunëtorët nuk hidhen në betejë dhe me pas t’i lësh në duart e drejtësisë! Ju të tjerët që u bëtë kamikazë të një të papërgjegjshmi mbase duhet të mendoheni mirë para se t’i shërbeni me verbëri një sharlatani”, shprehet Kulluri.