Louis van Gaal po kthehet në stolin e kombëtares holandeze. Sipas “De Telegraaf”, trajneri 70-vjeçar ka arritur një marrëveshje me Federatën Holandeze të Futbollit, pritet vetëm zyrtarizimi.

Van Gaal, në përvojën e tij të tretë në krye të portokallinjve, pas atyre në vitet 2000-2001 dhe 2012-2014, do të zërë vendin e Frank de Boer, i cili dha dorëheqjen së fundi, pasi u eliminua në 1/8 finale të Kampionatit Europian, në sfidën me Republikën Çeke.

Trajneri i ri dhe i vjetër pritet të ketë asistentë Danny Blind, Frans Hoek dhe Henk Fraser.