Pas një jave me optimizëm të madh për shkëmbimin mes Barcelonës dhe Atleticos rreth Griezmannit dhe Niguezit, tani situata ka ndryshuar tërësisht.

Negociatat kanë ndaluar dhe këtë javë do të duhej të mirrej vendimi, por Barcelona e konsideron sit ë përfunduar këtë diskutim. Katalunasit kërkuan edhe 20 milionë euro shtesë nga Atletico Madrid, kurse kjo ofertë është refuzuar nga skuadrat e kryeqytetit spanjoll.

Përkundër dështimit të këtij operacioni, Barcelona mbetet e interesuar për ta larguar francezin për shkak të pagës së lartë që ka dhe për shkak të krizës së madhe financiare që ka kapluar klubin katalonas.

Në anën tjetër, për Saul Niguezin ka interesim të madh nga disa klube të Premierligës.