Tre vëllezërit vlonjatë Myslim Myslimi, Fatosh Myslimi dhe Elmaz Myslimi janë arrestuar nga Policia e Vlorës, pasi akuzohet se kanë kundërshtuar me dhunë në sallën e gjyqit dhe ambientet e Gjykatës, gjyqtarin Arqile Basho.
Sipas njoftimit të policisë së Vlorës, “ u arrestuan në flagrancë për veprën penale “Kundërshtimi dhe goditja e gjyqtarit”, kryer në bashkëpunim, pasi në bashkëpunim me njëri – tjetrin, në ambientet e brendshme të Gjykatës, kanë kundërshtuar me dhunë, shtetasin Arqile Basho, 63 vjeç, banues në Gjirokastër, me detyrë gjyqtar në Gjykatën e Shkallës së Parë Vlorë”.
Tre vëllezërit Myslimi e në veçanti më i vogli i tyre Myslym Myslymi njihen në Vlorë si miqtë e Presidentit Meta, i cili mikut të tij Myslimit i kandidoi edhe vajzën Grisejda Myslymi në listën e kandidatëve për deputetē të LSI në Vlorë, e madje edhe i drejtoi dhe bëri gjithë fushatën, duke mbledhur e vënë në mbështetje të saj gjithë stafin presidencial dhe shumë eksponentë me probleme me ligjin nga Tirana.
Presidenti Meta dhe Myslim Myslimi njihen nga koha kur te dy ushtronin sportin e peshengritjes, madje pak kohë më parë i dha atij edhe dekoratën e lartë “Mjeshtër i Madh”, ndërkohë që sot miqtë Myslimi ndodhen prapa hekurave të burgut për shkak të dhunës dhe kanosjes ndaj gjyqtarit Arqile Basho./cna.al