Ishte e ditur, por jo zyrtare dhe “adeti” final vjen në minutat e fundit. Sergio Ramos, pasi kaloi vizitat mjekësore pasditën e sotme, është zyrtarizuar si lojtari më i ri i PSG.
Ai ka firmosur kontratë për dy vite, deri në verën e 2023-shit me kampionët e Francës dhe klubi i ri i tij, bën me dije se ai do vazhdojë të mbajë numrin 4.
Të njëjtin numër mbrojtësi e ka mbajtur edhe te Spanja e Real Madrid dhe tashmë e bën të njëjtën gjë në Paris. Ramos la Los Blancos pas shumë vitesh sukses për shkak të mosmarrëveshjeve për kontratën e re.