Shqipëria do të përfaqësohet nga 9 sportisë në Lojërat Olimpike të “Tokyo 2020”, që do të mbahen në datat 23 korrik-8 gusht.
Të ftuar në emisionin “Java në RTSH”, për të folur per shpresat për medalje të Shqipërisë, ishin sportistët Nikol Merizaj- notare, Briken Çalja- peshëngritës dhe Izmir Smajlaj- atlet.
Në panelin me analistët Preç Zogaj dhe Lorenc Vangjeli, ata u pyetën se si e mendojnë dhe si e parashikojnë këtë aventurë dhe sa janë shanset që flamuri shqiptar të valëvitet.
Sipas tyre, mundësitë janë shumë të mëdhaja pasi është punuar shumë për këtë gjë.
“Shanset për të marrë medalje janë shumë të mëdhaja. Jemi brenda zonës së medaljes. Unë jam 1 ndër 5 më të mirët e botës. Shpresoj të bëjmë më të mirën time. Listat e kundërshtarëve kanë dale, unë kam bërë të gjitha testet e mundshme për të dhënë më të mirën time dhe kam shumë besim. Besoj se do të shkojmë deri në fund me dinjitet.”– u shpreh peshëngritësi Briken Çalja.
Më herët, po në emisionin “Java në RTSH”, Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli, u shpreh se Shqipëria ka rastin më të mirë për të marrë një medalje dhe kjo gjë bazohet në rezultatet e sportistëve të cilët maten me stërvitjen e tyre, jo vetëm me dëshirën.
Sipas Yllit dhe të tre sportistëve që ishin të ftuar në “Java në RTSH”, do të arrijmë të ngremë flamurin shqiptar në podium.