Romelu Lukaku i është përgjigjur në mënyrë epike një komentuesi i cili e talli sulmuesin e Interit duke i pyetur nëse Giorgio Chiellini e kishte lejuar të dalë nga xhepi i tij, duke ia kujtuar atij se Interi është kampion i Italisë. Lukaku iu përgjigj tallësit duke e uruar për triumfin e Italisë në Euro 2020 por ia kujtoi se Interi është kampion i Italisë.
Italia e rrëzoi Belgjikën nga gara në turneun e verës në një ndeshje çerekfinale, në të cilën Lukaku shënoi gol nga penalltia po u mbajt i heshtur shumicën e kohës nga dyshja Giorgio Chiellini dhe Leonardo Bonucci.
Një tifoz i shkroi Lukakut në një postim që e bëri ai të dielën nga stërvitja e tij në pushim, duke e pyetur: “A keni dalë nga xhepi i Chiellinit më në fund a?” Lukaku iu përgjigj atij dhe pastaj e fshiu komentin, por jo para se ai të ruhej dhe të shpërndahej dhe të bëjë bujë nëpër rrjetet sociale. “Italia fitoi dhe unë jam i lumtur për ju, vërtet, por ne jemi kampionë të Italisë. Inter, mbaje në mend këtë”, ishte përgjigja e Lukakut.
Lukaku i shënoi 24 gola në 36 ndeshje në Serie A, duke i dhënë edhe 10 asiste, për t’i ndihmuar Interit ta fitojë titullin e parë në Serie A që prej tripletës më 2010. Në Euro 2020 ai i shënoi katër gola, por Belgjika e tij u mposht nga Italia 2:1 në çerekfinale.