Erling Haaland është në qendër të merkatos. Për lojtarin interesohen Chelsea dhe Juventus, ndërsa Real Madrid duket se është tërhequr nga gara. Kampionët e Europës janë klubi që ka bërë më shumë tentativa konkrete për sulmuesin norvegjez. Kanë provuar të përfshijnë në operacion disa lojtarë, si Ziyech dhe Abraham.

Megjithatë, për momentin, Blutë nuk kanë patur sukses dhe Borussia Dortmund nuk heq dorë nga kërkesa 175 milionë euro. Verën e ardhshme do të hyjë në fuqi klauzola prej 75 milionë eurosh e pranishme në kontratën e lojtarit. Haaland nuk do të lëvizë këtë verë, Konfirmimi ka ardhur nga drejtori sportiv i Dortmund, Sebastian Kehl, në një intervistë së dhënë për Bild:

“Do të jetë një lojtar i yni edhe pas 31 gushtit. Kur kemi negociuar për Malen me Mino Raiola-n nuk ka patur përshtypjen se do të takoheshim përsëri për të folur për Haaland”, ka thënë Kehl. Su lmuesi pritet të qëndrojë në Gjermani, të paktën edhe për një sezon tjetër. Një situatë kjo që rrit shpresat e Juventus-it.