Dashi-Tregohuni të kujdesshëm dhe bëni atë që ju të ndiheni më mirë. Në planin financiar duhet të tregoheni të moderuar në mënyrë që gjërat t’iu ecin më së miri.
Demi-Gjatë kësaj dite do jetë Jupiteri ai që do sjellë harmoni dhe ngrohtësi në jetën tuaj në çift. Nuk do keni asnjë lloj problemi me partnerin, përkundrazi do merreni vesh për gjithçka.
Binjaket-Ditë mjaft e trazuar kjo e sotmja për të gjithë ata që janë në një lidhje. Do dalin në dritë disa gënjeshtra të së kaluarës dhe debatet do jenë të zjarrta.
Gaforja-Sot do jetë ditë goxha e mirë për jetën tuaj në çift. Do kuptoheni për gjithçka dhe do filloni edhe të bëni plane mbi të ardhmen. Në planin financiar duhet me patjetër të shlyeni borxhet.
Luani-Jeta juaj në çift do jetë shumë e bukur gjatë gjithë kësaj dite. Dielli do e ngrohë jo vetëm atmosferën, por edhe zemrën dhe shpirtin tuaj.
Virgjeresha-Ditë mjaft e qëndrueshme kjo e sotmja për të gjithë ata që janë në një lidhje. Gjithçka ka për të ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe emocionet do jenë të njëpasnjëshme.
Peshorja-Ndani çdo ide dhe mendim me partnerin tuaj gjatë kësaj dite, sepse vetëm në këtë mënyrë do ruani një klime harmonike dhe një marrëdhënie afatgjatë.
Akrepi-Më në fund do i zgjidhni të gjitha mosmarrëveshjet që ju kishin dalë në jetën tuaj në çift dhe do ndiheni më mirë sot. Ja që kur e keni dëshirën çdo gjë mund të rregullohet shpejt.
Shigjetari-Ditë mjaft harmonike dhe e këndshme kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Do ruani një komunikim të ngrohte me partnerin dhe gjithçka ka për t’iu ecur ashtu si e kishit ëndërruar.
Bricjapi-Dielli dhe Marsi do ju nxitin të jeni më të logjikshëm sot në jetën tuaj në çift. Do i kërkoni falje partnerit për të gjitha gabimet që keni bërë dhe gjërat do fillojnë të stabilizohen.
Ujori-Do ëndërroni më shumë nga sa duhet sot në jetën tuaj në çift dhe realiteti do ju duket zhgënjyes. Kujdes sepse mund të shkatërroni përgjithmonë të ardhmen.
Peshqit-Do kaloni një ditë të këndshme sot. Gjendja e financave do mbetet e ekuilibruar në çdo moment. Surprizat do jenë të njëpasnjëshme dhe do ndiheni mirë.