Shqetësimi i parë arrin për Massimiliano Allegri. Gjatë seancës së fundit stërvitore, Paulo Dybala pati një tendosje të muskujve në kofshën e majtë, e cila, në fakt, e përjashtoi atë nga miqësorja që bardhezinjtë do të luajnë të shtunën në “Continassa” kundër Cesena. Në faqen e tij zyrtare, Juventusi ka lëshuar një deklaratë sqaruese mbi kushtet e “Joya” dhe sulmuesit të ri Marco Da Graca, i cili gjithashtu po lufton me një problem të muskujve.

“Paulo Dybala dhe Marco Da Graca do të kryejnë punë të personalizuara në ditët e ardhshme, përkatësisht për shkak të një lodhjeje në kofshën e majtë për të parin dhe në kofshën e djathtë për të dytin, të raportuar në fund të trajnimit të djeshëm”, thuhet në njoftimin e Juventusit.

Një ndalesë e paparashikuar, por që nuk shkakton shqetësime të tepruara në shtëpinë bardhezi. Qëllimi është që numri 10 argjentinas të rikuperohet shpejt dhe plotësisht, sepse koha nuk pret, pikërisht një muaj nga fillimi i kampionatit të Serie A. Starti i kampionatit të ri i sheh bardhezinjtë në “Dacia Arena” kundër Udinese. Lojtari i datëlindjes 1993 do të qëndrojë jashtë grupit për rreth një javë. Çështja e rinovimit kontraktual të Dybala (marrëveshja aktuale i skadon në qershor 2022), gjithashtu mund të përcaktohet së afërmi.