Hetimet e SPAK dhe Anti-Mafias janë zgjeruar në Shqipëri në kuadër të operacioni ‘Shpirti’. Burime për Report Tv bëjnë me dije se të dyshuar si pjesë e grupit edhe gazetarë shqiptarë që lobonin për llogari të aktivitet kriminal të të arrestuarve.
Që do të thotë, gazetari paguhej nga grupet kriminale për të fshehur parcelat e tyre me kanabis dhe për të denoncuar të kundërshtarëve të tyre. Gjithçka është zbuluar nga ‘i penduari’ i drejtësisë i cili ka folur dhe ka rrëfyer gjithçka, mirëpo ka edhe përgjime.
Nga përgjimet e SPAK e Anti-Mafias rezulton se mes pjesëtarëve te grupit kriminal flitet për pagesa të konsiderueshme në euro që do paguhej në emisione dhe për gazetarët.
Operacioni ‘Shpirti’
Operacioni “Shpirti” është ende duke vijuar dhe ndjekur nga prokurorët Vladimir Mara e Dritan Prençi, ndërsa pritet që në pak ditë përballë drejtësisë të jenë të tjerë persona. Sipas dëshmitarëve të drejtësisë ky grup kriminal kishte akses nga fikja e radarëve e deri tek mbyllja e proceseve. Rruga tokësore për të mos prekur askush drogën sigurohej nga ish-nëndrejtori i Vlorës, Ilirjan Balla. Në krye të këtij grupi sipas dëshmitarëve ishte Ilirjan Zaimi dhe dy ish truprojat e ish ministrit Saimir Tahiri, Agustin Deda dhe Hekuran Marku tashmë të shpallur në kërkim. Ata dyshohet se fshihen në Spanjë, ndërsa policia shqiptare e SPAK po bashkëpunojnë me homologët e tyre për t’i arrestuar.
Me arrest në burg
Aleks Memaj, Jovan Memaj, Aleksandër Neço, Shkëlzen Kamberi, Benard Tahiraj, Mereglen Çaçi, Erind Hysomenaj, Klajdi Ademi, Toni Kushi, Erion Hoxhara, Çezar Gjomemo, Sajmir Kurti drejtor i zyrës së Punës në Kavajës, Malton Lleshi, Shkëlzen Daçi, Eltion Bregasi, Paul (Agustin) Deda në arrati shoqërues i ministrit të Brendshëm të kohës Sajmir Tahiri, Hekuran Marku në arrati shoqërues i ministrit të Brendsëhëm të kohës Sajmir Tahiri, Hamid Seferi, Leonidha Sejdiaj, Ilir Gaba, Geri Zylyftari, Erlind Zylyfttari, Artan Zylyftari Festim Lela, Ish-oficeri i policisë i proceduar më parë për trafik narkotikësh
Arrest Shtëpie
Luan Zylyftari, Artur Krasniqi punonjës i policisë së Kavajës, Ilirjan Balla shefi i sektorit kundër trafiqeve në Policinë e Shtetit, Maksim Sota (Prokurori i Vlorës)/ shqiptarja.com