Ditën e sotme Enca është bërë nostalgjike dhe ka ndarë në rrjete sociale disa foto që nuk i kishim parë kurrë më parë nga fëmijëria dhe adoleshenca e saj. Këngëtarja ka publikuar disa imazhe të shkrepura shumë vite më parë, por pavarësisht kohës që ka kaluar duket se Enca nuk ka ndryshuar fare. Ajo vazhdon të ketë po të njëjtat tipare të ëmbla, teksa shprehet se e ka bërë veten shumë krenare me gjithçka që ka arritur deri më sot në jetë.
Ajo ka treguar se për 3 vite ka marrë leksione pianoje, ndërsa për 7 vite ka marrë mësime për teorinë e muzikës dhe vokalin. Këngëtarja ka postuar një foto ku ka qenë 12 vjeçe dhe shihet e shtrirë në pishinë e veshur me bikini. “12 vjeçarja më e keqe. Pasha Zotin unë 12 vjeçe do të vdisja për muzikën time tani. Të bëra krenare”, shkruan ajo. Gjithashtu Enca ka postuar një foto në të cilën shihet përkrah një posteri ku shkruhet “F*** me I’m a celebrirty”. “Por më besoni kur them… Unë kam qenë gjithmonë personazhi kryesor”, shkruan Enca përkrah fotos së saj.