Më poshtë është renditja e Italisë në fazat e fundit të Kampionateve Europiane. Duhet të theksohet se Italia e Mancini, në raundin e eliminimit direkt të këtij edicioni, tashmë kishte krijuar dhe barazuar disa rekorde, përfshirë atë të numrit më të lartë të fitoreve (tre), numrin më të vogël të humbjeve (zero), numrin më të lartë të golave të shënuar (7), numrin më të ulët të golave të pësuar (zero), dhe golaverazhin absolut (+7).
Kujtojmë se herën e kaluar në të cilën axurrët kishin arritur suksese në një raund eleminimi, në vitin 2000, Italia e Zoff, u mposht më pas në finale nga Franca falë një “goli të artë” nga Trezeguet. Duhet nënvizuar, pra, se si performanca e përgjithshme që po mban Italia në këtë edicion është më e mira ndonjëherë në krahasim me kompeticionet e mëparshme kontinentale. Duke fituar kundër Belgjikës në çerekfinale, axurrët madje kanë vendosur rekordin për numrin e ndeshjeve të fituara (5) në një fazë finale të Kampionatit Europian, i cili gjithashtu përkon me serinë më të mirë fillestare.
Rekordi për numrin më të lartë të golave të shënuar (12) dhe, tani për tani, edhe ai i diferencës më të mirë të golave (+9), përveçse ka barazuar, aktualisht, edhe atë të numrit më të ulët të humbjeve (0). E fundit, por jo më pak e rëndësishmja, në fund të këtij Kampionati Europian, Italia do të vendosë gjithashtu rekordin e ri për numrin më të lartë të ndeshjeve të luajtura në një fazë finale, duke qenë se me finalen do të zbresë në fushë për herë të shtatë.