Moderatorja e njohur e sportit Eva Murati, thotë se vajzat shqiptare, ose më saktë ato në rrethin ku punon ajo, pra në televizion, i duan gjërat gati pa punuar.

Eva thotë se ato mjaftohen që çdo gjë ta arrijnë nëpërmjet prindërve, ose të dashurve.

“Të tepruar…tani, kjo është diçka që e kam vënë re me kalimin e kohës, por mendoj se vajzat në Shqipëri, sidomos ato në mjedisin ku unë punoj dhe më rrethojnë, i duan gjërat pak si shumë gati, pra mjafton të bëhen më të afërta me dikë, mjafton që mami ose babi t’ua paguajnë një vend pune ose një vend më të mirë.

Nuk kanë fare kulturë pune dhe këto do doja që ta kishim më tepër”, u shpreh moderatorja.

Ajo ndërkohë ka folur edhe për rivalitetin me femrat e tjera në botën e televizionit, duke i konsideruar rivalet e veta si “milingona”.

“Mua thjesht nuk më intereson. Unë di të them se do të keni gjithmonë mirë nga unë, s’më interesojnë, nuk ekzistojnë fare në mendjen time, janë milingona, nuk i …

Unë përqendrohem tek gjërat e mia, tek projektet e mia, s’kam pse e mbush shpirtin tim me urrejtje, thjesht nuk i konsideroj fare,”- u shpreh moderatorja sportive.