18.03.2016; Zurigo Comitato Esecutivo FIFA The President of the FIFA Gianni Infantino (SUI) speaks at the FIFA Executive Committee meeting in Zurich Foto Urs Lindt/freshfocus/Insidefoto

“Knockout” nga Komisioni Disiplinor i FIFA-s për Spezia, skuadrën e Serie A, ku luan edhe mbrojtësi ynë i kombëtares, Ardian Ismajli. Pezullim 2-vjeçar në merkato, duke filluar nga janari, si dhe gjobë maksimale për shkelje të transferimeve ndërkombëtare dhe regjistrim të lojtarëve nën 18 vjeç.

“Pas një hetimi të kryer nga Departamenti Rregullator i FIFA-s, lexohet në një njoftim, – Komisioni Disiplinor i organit më të lartë të futbollit zbuloi se klubi La Spezia ka shkelur nenin 19 të Rregullores së FIFA mbi statusin dhe transferimin e lojtarëve (RSTP), duke marrë disa lojtarë të mitur nigerianë në Itali. Kështu ka anashkaluar artikullin e lartpërmendur RSTP, përveç rregullave kombëtare të imigracionit.

Pranimi i përgjegjësisë nga klubi për shkeljet e tij serioze rregullatore bëri që Komisioni i Disiplinës në FIFA t’i bllokojë merkaton, në shkallë vendi dhe ndërkombëtare, për katër seanca së bashku, shto këtu gjobën prej 500.000 franga zvicerane”.